Rihanna zhvishet për revistën GQBukuroshja e muzikës r&b Rihanna ka hequr teshat për një seri të re fotografish të cilat do të botohen në revistën e meshkujve GQ. Këngëtarja 21-vjeçare ka pozuar në pozita të ndryshme si e zhveshur për edicionin e ardhshëm, atë të muajit janar, të revistës GQ dhe duket gati krejtësisht nudo në një foto tjetër, ku mban vetëm një palë brekë të nxehta me gjoksin e saj të mbuluar me duar. |
![]() |
Nicole: Nuk jam e çmendur pas seksit, por më pëlqen të çoj dashuri
Njëra nga këngëtaret më seksi, liderja e grupit “Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger, thotë se seksi nuk ka shumë rëndësi për të, porse ajo pëlqen ‘të çojë dashuri’- por sido që të jetë, ajo flet për të njëjtën gjë. Kur Nicole flet për seksin, atëherë këtu duhet të përfshihet edhe piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, me të cilin ajo është në lidhje. |
![]() |
![]() |
Rezarta: Bukuria nuk është gjithçkaKëngëtarja 23-vjeçare nga Durrësi, Rezarta Shkurta, ka arritur të zë vend ndër personalitetet VIP shqiptare me sharmin dhe talentin e saj në muzikë. Fillimet e saj ne boten e artit janë te hershme. Në moshën 12 vjeçare dy pasionet e saj ishin piktura dhe baleti modern. Pasi mbaroi studimet në Liceun Artistik të Durrësit për pikturë klasike, në vitin 2004 ajo hapi ekspozitën e parë të saj në qytetin e lindjes. |
![]() |
Rihanna: Brown ishte i pashpirt gjatë sulmit Këngëtarja e muzikës R&B, Rihanna, ishte frikësuar shumë nga Chris Brown, se nuk do të ndalonte së godituri, pasi që "nuk kishte pasur shpirt në sytë e tij". Rihanna ka treguar se zënka kishte filluar kur Brown kishte pranuar një sms nga një ‘femër e dyshimtë’.“Patëm një zënkë atë natë. Pastaj u ndala pranë një drite dhe ai nuk e tregonte të vërtetën. Unë nuk hiqja dorë. Nuk mund ta duroja të vazhdonte të më gënjejë, ndërsa ai nuk e duronte që unë vazhdoja të flas për të njëjtën gjë, sepse e kisha ngjitur për muri; e vërteta ishte aty në atë mesazh”.“Gjithçka eskaloi në reagimin e tij me dhunë ndaj meje dhe kjo ishte diçka shumë e keqe. Krejt çka mendoja në atë moment ishte nëse ai do të ndalonte ndonjëherë? Nuk kishte shpirt në sytë e tij... kur shikoja tek ai nuk shikoja një njeri...”. /Telegrafi/ |
![]() |
Femrat triumfuese në MTV EMA Femrat pushtuan skenën e MTV Europe Music Awards të enjten mbrëma, dhe fatmirësisht nuk ishte afër Kanye West për ta prishur atmosferën. Beyonce ishte fituesja kryesore e mbrëmjes, duke rrëmbyer çmimet për këngën më të mirë (“Halo”), këngëtaren më të mirë dhe videon më të mirë (“Single Ladies”). Këngëtarja britanike Pixie Lott fitoi çmimin si artistja me perspektivë (një çmim i ri), ndërsa Lady Gaga mori çmimin e artistes së re më të mirë.Nga meshkujt, Jay-Z fitoi çmimin urban, Eminemi u shpall këngëtari më i mirë, “Green Day” rrëmbyen çmimin për veprën më të mirë rok, ndërsa “Placebo” atë alternativë.Çmimi i grupit më të mirë shkoi për “Tokio Hotel”, që dolën fitues përballë “Black Eyed Peas” dhe “Jonas Brothers”, ndërkohë që rep-grupi turk “MaNga” mori çmimin për veprën më të mirë evropiane.Nikoqire e mbrëmjes ishte Katy Perry, ndërkohë performuan yje të tilla, si Shakira, Leona Lewis, “Green Day” dhe Jay-Z. /Telegrafi/ |
![]() |
Rihanna femra e vitit sipas Glamour Superylli i muzikës R&B, Rihanna, e ka mbyllur me klas të lartë vitin ‘e zhurmshëm’ 2009- duke u shpallur Femra e vitit nga revista "Glamour". Këngëtarja u rikthye në skenë pas problemeve personale që pati me ish-të dashurin e saj Chris Brown, për të fituar sërish zemrat e fansave me këngët e reja të saj. Rikthimi i Rihannas nuk ka mundur të mos vlerësohet nga revista Glamour, e cila e ka vlerësuar me titullin Femra e vitit 2009, çmim i cili do t’i dhurohet të hënën e ardhshme gjatë një ceremonie në New York. /Telegrafi/ |
VIP Lajmi Muaji Tetor 2009
![]() |
BEYONCE: JAM KATASTROFË, NË KUZHINË! "E adhuroj shërbimin e porositjes së ushqimit në dhomën e hotelit. Unë i di menytë e zinxheve hoteliere përmendësh, kështu që sa herë që kam arritur në një qytet të veçantë unë pres të marr një sanduiç, ose sallatë."Sensacioni i të kënduarit, këngëtarja amerikane Beyonce Knowles nuk është e mirë në gatim, thuhet të jetë cituar ajo nga ShowBiz Spy, duke e pranuar, "Unë jam një fatkeqësi në kuzhinë!" Ajo vazhdon më tej komentin e saj - "E di se çfarë është sekreti im për përgatitjen e një shujte të përsosur për miqtë? Thërras në restorantet më të mira dhe mundohem ta kem gati ushqimin e dorëzuar nga ata." "Unë nuk jam shumë e mirë për këtë punë, por nëse ka një dobi të cilën unë e gëzoj, ajo është që të unë të jem në gjendje për të porositur disa nga ushqimet e pabesueshme!" shton 28 vjeçarja e cila me të vërtetë ka thyer shumë rekorde të muzikës. "E adhuroj shërbimin e porositjes së ushqimit në dhomën e hotelit. Unë i di menytë e zinxheve hoteliere përmendësh, kështu që sa herë që kam arritur në një qytet të veçantë unë pres të marr një sanduiç, ose sallatë." |
![]() |
BEYONCÉ: DUA TA BËJ NJË VIDEO-LOJË! Beyoncé ka zbuluar shpresat dhe interesin e saj për të bërë një video lojë të re që përfshin një palestër për vallëzim dhe ushtrime vallëzimi. Ylli i muzikës i njohur për vallëzimet e saj energjike, ka pranuar se ajo do të dëshironte të krijojë një video-lojë jo vetëm që ti vejë njerëzit në formë, por gjithsesi loja do të ishte edhe argëtim për të luajtur. "Unë do të doja të involvohem në video lojëra, sepse unë me të vërtetë e adhuroj Wii Fit. Unë mendoj se do të ishte një ide e mirë për krijimin e një loje e cila përfshinë edhe koreografinë, sepse për mua, stërvitjet e mia fizike janë edhe më argëtuese kur aty ka edhe vallëzim, në krahasim me vrapimin e zakonshëm dhe të mërzitshëm" - tha ajo për Billboard."Kështu që unë do të doja ta bëjnë një lloj të lojës në palestër por e cila përfshinë edhe vallëzim dhe performancë në të. Unë mendoj se shumë femra do të kënaqeshin me këtë." |
VIP Lajmi Muaji Shtator 2009
![]() |
JULIA ROBERTS XHIRON FILM NË VENDIN MË TË LAGËSHT NË BOTË!
Julia Roberts është duke u 'përmbytur' në njërin nga vendet më me lagështi në botë, në mënyrë që skenat e filmit ku luan ajo të jenë në ambient me shi.
Aktorja e Pretty woman si dhe ekipi punues i Eat, Pray Love janë nisur drejt Cherrapunji-t në veri-lindje të Indisë për të filluar me filmime. Dhe kjo nuk është e vetmja gjë interesante në lidhje më këtë vend; Rajan Zed, përfaqësues indian në Amerikë, deklaron për ëENN: "Është e banuar nga Khasis të cilët, përkundër shumicës së Indisë, ndjekin kulturën e 'femrave ve', ku mashkulli jeton me familjen e gruas së tij dhe fëmijët e tij mbajnë mbiemrin e nënës." Zed po shpreson që Roberts të përdorë kulturën e pasur të kësaj pjese për të shtuar interesin ndaj Indisë.Ai shton, "Unë me sa kam kuptuar Zonjusha Roberts ka vizituar një fshat të afërm, në të cilin me të parë atë, janë mbledhur numra të mëdhenj të fshatarëvë për t'a takuar."Propozoj që Julia të vizitojë tempujt Hindu në Meghalaya dhe të afërtin Assam përderisa xhiron në zonën e Cherrapunji për të eksploruar spiritualitetin e saj. Do të komplimentoja interesin e saj në yoga dhe gjëra të tjera me prejardhje indiane." /tiscali.co.uk/ |
JACKSON: 'MADONNA ISHTE E DASHURUAR NË MUA'
Michael Jackson ishte i bindur se Madonna ishte thellë në dashuri me atë - por Jackson nuk i kthej ndjenjat e saj në dashuri, sepse ajo nuk ishte "aspak tërheqëse".
Jackson zbuloi se ai nuk kishte ndonjë interes romantik, këtë e tha gjatë një bisede të regjistruar me shokun e tij të ngushtë Boteach Rabbi Shmuley.Xhekson tha: "Unë mendoj se ajo më pëlqen si shok dhe ajo e di se si të shtyjë gjërat tek njerëzit. Unë mendoj se ajo ishte sinqerisht në dashuri me mua dhe unë nuk isha në dashuri me të. Ajo bëri shumë gjëra të çmendura, por e dija që s'kishim asgjë të përbashkët. Ajo ishte tipi im me siguri, dhe unë nuk i pëlqej vajzat më të gjata dhe ka shumë pak tipa si unë që përshtaten. Njeriu merr një tokë të pasur e shumë të veçantë për të bërë më të lumtur dhe ajo ishte njëra prej tyre. "Boteach, të cilët publikuan bisedën për arsye se Xhekson donte që pamjet të lëshohen për publik në mënyrë që fansat e tij mund të fitonjë një kuptim më të mirë të jetës së tij personale. /tsck/ |
![]() |
![]() |
Spice Girls nuk do të jenë në Afrikën e Jugut Anëtarja e dikurshme e grupit “Spice Girls”, Mel B, ka mohuar spekulimet se grupi i vajzave do të bashkohen për të hapur Kampionatin Botëror të futbollit që mbahet vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut. Këngëtarja 34-vjeçare thotë se Geri Halliwell, Mel C, Emma Bunton, Victoria Beckham dhe ajo, nuk do të jenë pjesë e ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës, porse nuk ka mohuar mundësinë që ato mund të bashkëpunojnë sërish në të ardhmen.“Kupa e Botës! Thashethemet janë aq të çuditshme. Jo nuk do të bashkohemi për Kupën e Botës!!! Do të bashkohemi për arsye tjera”, ka shkruar Mel B në faqen e saj në Twitter.com. |
![]() |
Spears do të vazhdojë të kujdeset për fëmijët Britney Spears dhe Kevin Federline, do të ndajnë në mënyrë të barabartë kohën për t’u kujdesur për fëmijët e tyre deri në vitin 2010, pasi gjykata ka vazhduar marrëveshjen që i lejon këngëtares të vazhdojë t’i shohë ata. Këngëtarja arriti marrëveshje me ish-burrin Federline më herët gjatë këtij viti, që i lejoi asaj të kujdeset për Sean Preston dhe Jayden James, gjatë kohës sa ajo realizonte turneun e saj botëror “Circus”.Federline, i cili është kujdestari kryesor i fëmijëve, udhëtoi me Spears në turne, dhe marrëveshja funksionoi shumë mirë për të gjitha palët, që i mundësoi Spears të fitojë kohë shtesë për t’u kujdesur edhe më tej për fëmijët. |
![]() |
Anderson e mbushur në borxheYlli i Hollywoodit, Pamela Anderson, është duke u përballur me falimentim, për shkak të një vargu borxhesh të papaguara, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Ylli i serisë “Baywatch” është duke u ndjekur nga një kompani ndërtimore, të cilët kanë kompletuar ndërtimin e shtëpisë së saj në Malibu, Kaliforni, në vitin 2008. Bruder Construction ka dërguar një dokument për bllokimin e shumës në vlerën e 674 mijë dollarëve kundër yllit për çmimet përfshirë punën, materialet dhe pagesat e nën-kontraktorëve, shkruan revista Star. Në anën tjetër edhe qeveria e SHBA-ve thuhet se kërkon një shumë prej 252 mijë dollarëve për shkak të tatimeve të papaguara të Anderson. |
![]() |
Beyonce: Do t’i respektoj rregullat e myslimanëveOrganizuesit e koncertit të Beyonces në Malajzi kanë kërkuar nga këngëtarja që të ‘përmbahet’ gjatë paraqitjes së saj skenike, pasi që myslimanët në atë vend kanë kërcënuar se do të protestojnë ndaj koncertit.Këngëtarja e hitit “Halo” ka nënshkruar që të mbajë një koncert në Kuala Lumpur në tetor të këtij viti, si pjesë e turneut të saj botëror “I Am...”. Ky koncert vjen dy vite pasi që kërcënimet për protesta nga partia opozitare islamike në Malajzi e kishin detyruar këngëtaren që ta anulonte koncertin. Sipas ligjeve strikte në Malajzi, këngëtaret femra duhet të mbulohen nga supet e deri në gjunjë dhe të mos e ekspozojnë gjoksin. Këtë radhë Beyonce ka premtuar se do të veshë tesha të përshtatshme ashtu që të respektojë ligjet e shtetit duke shmangur protestat ndaj saj. |
![]() |
Keisha Buchanan largohet nga Sugababes Kompania Island Records ka zbuluar se anëtarja e grupit Sugababes, Keisha Buchanan, është larguar për të filluar karrierë si soliste, dhe ajo do të zëvendësohet nga përfaqësuesja e Britanisë në Eurovision, Jade Ewen. Këngëtarja thotë se nuk ishte vendimi i saj për t’u larguar nga treshja, ku kjo ishte e vetmja anëtare themeluese. |
![]() |
Aniston: Nuk më intereson jeta e të tjerëve Jennifer Aniston ka thënë se asaj nuk i intereson jeta private e fytyrave të tjera të famshme dhe është e hutuar nga interesimi i publikut për jetën e saj personale. Ish-aktorja e serisë “Friends”, gjithmonë ka refuzuar të diskutojë detajet e jetës së vet, pasi asaj nuk i pëlqen ideja që të tjerët të lexojnë për lidhjet e saj. “Nuk di asgjë për jetën tuaj. Nuk dua të di, vërtet. Nuk është puna ime. Është një gjë shumë e çuditshme, por disi është sikur është ndonjë rregull diku ku thuhet, ‘Mirë, ti je një person publik, andaj ne duhet të shkojmë në shtëpinë tuaj dhe të kërkojmë nëpër brekët tuaja’,”, ka thënë aktorja. “Nuk e di se nga doli kjo, pasi nuk do të kisha nënshkruar. Nuk mendoj se dikush do të ishte pajtuar me këtë”, ka shtuar Aniston |
![]() |
Theron falënderon nënën për karrierën Charlize Theron ishte zhgënjyer kur ëndrra e saj për t’u bërë balerinë ishte fundosur, deri në momentin kur nëna e saj e kishte inkurajuar që ta provonte aktrimin. Bukuroshja jugoafrikane ishte stërvitur si valltare baleti në New York, mirëpo lëndimi gjurit në moshën 19-vjeçare, e kishte dëshpëruar duke ia humbur mundësinë për një karrierë në balet. Mirëpo, aktorja ka thënë për revistën “OK!” se falënderon nënën e saj, e cila i ka ndihmuar ta lë baletin pas vetes dhe të lansojë një karrierë në Hollywood, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme. |
![]() |
Keisha mbyll derën për Mutya Anëtarja e grupit Sugababes, Keisha Buchanan, kurrë nuk do të lejojë që Mutya Buena të rikthehet në bend. “Kjo kurrë nuk do të ndodhë. Ne jemi në vende të ndryshme tash dhe i dëshirojmë asaj më të mirat dhe thjesht po shohim drejt të ardhmes”, ka thënë Keisha. Mutya u largua nga grupi në vitin 2005 dhe u zëvendësia nga Amelle Berrabah. |
![]() |
Arta me klip ekzotik: Arta Bajrami së shpejti do të kthehet në ekranet televizive me edhe një videoklip të ri, kësaj here për këngën “Mos ta nin”, këngë e cila do të prezantojë edhe albumin e saj të ri. “Kjo është kënga e parë të cilës ia kam realizuar video-klipin”, thotë Arta, e cila zotohet se nuk do të jetë kënga e fundit e albumit që do të shoqërohet me klip. “Më pas do të pasojnë edhe shumë klipe të tjera nga këngët që janë në album. Do të filloj me ato këngë që pëlqehen më shumë dhe të cilat janë më të veçanta”, shton më tej këngëtarja në një intervistë për të përditshmen Infopress. Kënga “Mos ta nin” është pjesë e albumit të fundit të këngëtares, “Delux”. |
![]() |
Bukuria e shtrenjtë e Cheryl Cole: Këngëtarja e grupit "Girls Aloud", Cheryl Cole, shpenzon më shumë se 100.000 funte (117.000 euro) në vit për dukjen e saj, duke përfshirë trajtimet kozmetike, stilistët dhe dietistët. Cole, e cila bën pjesë në grupin e femrave më seksi në botë, dëshiron që gjithmonë të duket mirë, dhe për këtë arsye ka angazhuar një grup ekspertësh të cilët merren vetëm me dukjen e saj. “Cheryl është personi më ambicioz që e njoh. Ajo shpenzon shumë para që të duket mirë. Shpenzimin e parave në këtë drejtim ajo e konsideron si investim- diçka e cila i ndihmon që të ketë sukses në karrierë”, thotë një burim i afërt me këngëtaren. |